Çfarë po ngjan me Mullerin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Mullerin?

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Thomas Muller

Në rikthimin e tij si titullar kundër Stuttgartit, pas disa ndeshjeve të para nga pankina,

34-vjeçari Thomas Muller tregoi edhte një herë vlerat e tij, ndonëse ka humbur vendin fiks në 11-en fillestare të Bayernit të Mynihut. Veterani ka luftuar për të fituar minuta në fushë muajt e fundit, ndonëse konsiderohet si një nga ikonat e klubit gjerman.

Sulmuesi ka luajtur vetëm 436 minuta në kampionat dhe 705 minuta në kompeticionet e tjera, madje edhe me kombëtaren gjermane, idhulli i bavarezëve, nuk ka luajtur shumë.

Pas kuaintave, drejtuesit dhe trajnerët e kampionëve të Gjermanisë kanë luftuar që ti rinovojnë kontratën lojtarit, pasi ndikimi i tij është i madh edhe jashtë fushe. Vetë Muller ka thënë se dëshiron që të luajë të paktën deri në vitin 2025 dhe ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Bayerni nëse nuk merr ofertën e duhur.

Drejtuesit e klubit e kanë marrë mesazhin, largimi i një idhulli mund të sjellë reagimin e tifozëve, prandaj po mendojnë që të rinovojnë kontratën (që skadon në fund të këtij sezoni) me sulmuesin. Muller ka luajtur vetëm me fanellën e Bayernit në karrierën e tij dhe në 454 takime ka shënuar 145 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat