E mahnitshme, sportisti amerikan shfaqet në stadium me shqiponjën dykrenare

Futboll

E mahnitshme, sportisti amerikan shfaqet në stadium me shqiponjën dykrenare

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:10
Joshua Keith Palmer

Simboli kombëtar shqiptar duket se i ka fiksuar të gjithë e po njihet anë e mbanë botës.

Pas reperit Drake, i cili jo vetëm që i dedikoi këngë një vajze shqiptare, por shfaqi motivet me ngjyrat kuq e zi, tashmë duket se një sportist amerikan është fiksuar me simbolin tonë kombëtar.

Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat