Shehi u shpall trajneri i vitit 2023, reagon Seferi

Futboll

Shehi u shpall trajneri i vitit 2023, reagon Seferi

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:49
Seferi

Orges Shehi fitoi çmimin e “Trajnerit të vitit 2023”.

Ish-trajneri i Tiranës aktualisht është pa skuadër, teksa arriti të bënte mjaft mirë me bardheblutë gjatë këtij viti kalendarik.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka reaguar pas këtij çmimi. Ai ka uruar Shehin përmes një postimi në InstaStory.

“Urime Profesor e meriton plotesisht, te uroj edhe shum sukses e shendet ne te ardhmen”, shkruan Seferi.

Rikujtojmë që Seferi ka punuar me Orgesin gjatë vitit 2021-2022 kur ishte pjesë e skuadrës së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat