Girona nuk e lëshon kreun: Vazhdojmë ta jetojmë një ëndërr

Futboll

Girona nuk e lëshon kreun: Vazhdojmë ta jetojmë një ëndërr

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Michel Sánchez, trajner i Gironës, e ka komentuar me gëzim të madh paraqitjen e jashtëzakonshme të skuadrës së tij, e cila e mposhti Alavesin me rezultat 3:0.

Kjo fitore ia mundësoi ekipit të tij të vazhdojë të mbetet në krye të La Ligës, duke i lënë prapa edhe gjigantët si Real Madrid dhe Barcelona, të cilën e mposhtën javën e kaluar.

“Vazhdojmë ta jetojmë një ëndërr. E kontrolluam mjaft mirë lojën kundër një kundërshtari të fortë, i cili na bëri jetën të vështirë”, deklaroi Michel për LaLigaTV.

“Ndoshta na u shfaqën më shumë rreziqe se që e mendonim. U munduam gjithmonë të shkonim deri tek porta, që të krijonim hapësirë me shumë lojtarë. Ishte e rëndësishme të kishim shumë alternativa për t’i shkaktuar probleme kundërshtarit. Për këtë e kemi edhe sulmin më të mirë në ligë. Më pëlqen shumë, duhet ta mbajmë kështu portën të paprekur”, përfundoi trajneri i Gironës.

Pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, Girona i ka 44 pikë, dy më shumë se Real Madridi dhe 9 më shumë se Barcelona, që e kompleton podiumin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat