“Duam të gjithë trofetë”, Lautaro nuk lë pa “thumbuar” Juventus: Kanë fituar ndeshje duke mos luajtur mirë

Futboll

“Duam të gjithë trofetë”, Lautaro nuk lë pa “thumbuar” Juventus: Kanë fituar ndeshje duke mos luajtur mirë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 23:56
Lautaro

Jo më kot quhen favoritët për fitimin e “Scudetto”-s, së Serie A. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur të kalojnë me sukses edhe supersfidën e mbrëmjes së dielës, teksa në “Stadio Olimpico” mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, “shqiponjat” e Lazio, në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, ku padyshim protagonist ishte edhe njëherë kapiteni, Lautaro Martinez.

Pas triumfit, ndaj “Shqiponjave” të kryeqyteti, golashënuesi më i mirë në Serie A, me 15 gola theksoi se objektivi i “Zikaltërve” të tij është të fitojë të gjitha kompeticionet në të cilat merr pjesë ndërsa zbuloi edhe bisedën mes lojtarëve pas barazimit, në “Allianz Stadium”, ndaj “bardhezinjve” të Juventus.

“Çfarë folëm me shokët pas barazimit me Juventus? Asgjë, ne mendojmë vetëm për veten tonë. Juventusi ka fituar ndeshje duke mos luajtur mirë, por janë aty pranë nesh. Objektivat e Inter?

Tani po rritemi të gjithë së bashku si skuadër në fushë, por edhe jashtë saj. Shkojmë të gjithë në një drejtim duke luftuar për objektivin tonë që është ai i të fituarit gjithçka”,- u shpreh “El Toro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat