Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen, Apolonia mund Partizanin

Futboll

Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen, Apolonia mund Partizanin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:40
Vllaznia

Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza ka mbyllur javën e nëntë me sfidën e fundit të luajtur në Fier mes Apolonisë dhe Partizanit.

Ky ishte dhe takimi më interesant i javës që u fitua nga fieraket 2-1. Falë kësaj fitoreje Apolonia ngjitet në vendin e tretë.

Në sfidat e tjera, Tirana mundi me rezultatin e thellë 13-0 Teutën duke vijuar me ecurinë e rezultateve pozitive. Tani vajzat bardheblu renditen në vendin e parë falë golavarazhit më të mirë se Vllaznia. Shkodranet këtë javë triumfuan 4-0 ndaj vajzave të Kinostudios.

Lushnja regjistroi fitoren e parë të sezonit pasi arriti të fitoj ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0.

Në javën e nëntë u regjistruan vetëm një
barazim në sfidën Laçi – Gramshi e cila përfundoi 2-2.

Java e nëntë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza: 

Teuta – Tirana 0-13

Laçi – Gramshi 2-2

Kinostudio – Vllaznia 0-4

Lushnja – Skënderbeu 1-0

Apolonia – Partizani 2-1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat