Braziliani në siklet para yjeve të mëdha

Futboll

Braziliani në siklet para yjeve të mëdha

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:16
Belinghami e lë pa fjalë Endrikun

Përqafimi me Karlo Ançelotin dhe vizita në qendrën stërvitore të Real Madridit, si shija e parë e së ardhmes së tij të afërt. Endrik mbërriti në Spanjë këtë të shtunë, në pritje për t’u bashkuar me “Los Blancos” në korrik të vitit 2024.

Talenti brazlian përshëndeti të gjithë anëtarët e skuadrës, por përshëndetja që i bëri më shumë efekt ishte ajo që i dha Xhud Belingam. Ylli anglez i futbollit e ka mirëpritur brazilianin 17-vjeçar me një urim special: “Mirë se erdhe superyll”.

Urimi i Bellingamit ka habitur edhe vet Endrik-un i cili dukej shumë i në siklet para legjendave të futbollit si vetë Ançelotti, por edhe Modriç apo Toni Kroos.

Endrik mbërriti në Madrid me një fluturim nga Bostoni. Real Madridi e ftoi lojtarin të ndjekur ndeshjen e së dielës kundër Viljarrealit në “Bernabéu”. Pas vizitës në Madrid, lojtari do të kthehet në Brazil për të vazhduar pushimet e tij para fillimit të kampionatit Paulista në mes të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat