Guardiola: Dy pikë të tjera të shkuara dëm, e meritojmë!

Futboll

Guardiola: Dy pikë të tjera të shkuara dëm, e meritojmë!

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Guardiola

Periudha negative për skuadrën e Manchester City-t nuk po “di” të përfundojë, ndërsa së fundmi ekipi i Pep Guardiolës, ka ngecur në barazimin 2-2 në transfertën e Crystal Palace.

Duke folur për mediet pas këtij barazimi, Guardiola me keqardhje theksoi se e meritonin.

“Bëmë një lojë të bukur, të kujdesshme në çdo detaj, bëmë shumë mirë.

Megjithati goli që pësuam në fund nuk ishte fat i keq, por e merituam. Ne hodhëm dy pikë tutje dhe e merituam”-u shpreh trajneri i City-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat