Atletico bie në “San Mames”

Futboll

Atletico bie në “San Mames”

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:54
Bilbao

Atlético Madridi dështoi të merrte pikë në transfertë e kësaj të shtune në Bilbao, duke humbur 0-2, falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Guruzeta në minutën e 51-të dhe nga Nico Williams, i cili shënoi rezultatin përfundimtar në minutën e 64-të.

Për ekipin e Diego Simeones ishte humbja e katërt në këtë sezon në La Liga.

Ndeshja ishte e komplikuar për “Los Colchoneros” edhe gjatë pjesës së parë, teksa Sancet humbi një 11-metërsh në minutën e 36-të dhe pesë minuta më vonë Nico Williams goditi shtyllën.

Gjatë pjesës së dytë Atlético iu nënshtrua epërsisë së vendasve duke pësuar dy gola. Nëse Barcelona do të arrijë të marrë pikë ndaj Valencias, skuadra e Simeones do të humbë edhe vendin e tretë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat