Pioli merr lajmin e keq para ndeshjes me Monzën

Futboll

Pioli merr lajmin e keq para ndeshjes me Monzën

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:09
Pioli

Cfarë ka të re? Asgjë. Lajmet e fundit nga Milanello flasin për një problem muskulor të një prej mesfushorëve në dispozicion të Piolit.

Bëhet fjalë për Yunus Musah, amerikani që erdhi nga Valencia verën e kaluar për rreth 20 milionë euro.

Një mesfushor sulmues që Pioli e ka përdorur ndonjëherë edhe si lojtar lrahu, 21-vjeçari njujorkez sot punoi i veçuar për shkak të një tendosje muskulore.

Musah, 18 ndeshje dhe 1 asist në muajt e tij të parë me kuqezinjtë, do të mungojë në derbin lombard kundër Monzas të ish-drejtuesit kuqezi legjendar, të planifikuar në ‘Meazza’ në orën 12.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat