I kërkon falje

Futboll

I kërkon falje

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Pep Guardiola

Mesfushori i Manchester City, Kalvin Phillips po përgatitet të largohet nga “Etihad Stadium” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, këtë vendim e ka lënë të kuptohet gjatë një konference për shtyp trajneri i skuadrës, Pep Guardiola.

“Kalvin është një nga lojtarët tanë, nuk dua të parashikoj asgjë…, – filloi duke thënë Guardiola, por më pas shtoi më shumë detaje: – Të gjithë e dinë situatën që ka. Do të varet, do të flasim, merkatoja në janar nuk është e lehtë… Megjithatë, kemi ende sfida të rëndësishme për të luajtur dhe më pas do të vendosim”.

Deklarata të bëra këto përpara ndeshjes së radhës kundër Crystal Palace. Guardiola shprehu keqardhjen e tij për vendimet e marra në lidhje me Phillips dhe pranoi se lojtari nuk ka pasur minutazhin që do të donte:

“Nuk di çfarë të them. I kërkoj falje Kalvin për vendimet e mia për të. Jam shumë borxhli për minutat që nuk ia kam dhënë.

Po vizualizoj një projekt që kam dhe kjo e bën të vështirë përfshirjen në formacionin e skuadrës. Më vjen shumë keq”.

Që nga ardhja e tij te Manchester City nga Leeds për më shumë se 50 milionë euro, Phillips ka pasur një rol dytësor. Këtë sezon, ai ka marrë pjesë vetëm në 4 nga 17 ndeshjet e Premier League, pa arritur ndikimin e pritur. Vendimi për ta huazuar kërkon t’i ofrojë më shumë kohë loje dhe mundësi për t’u zhvilluar në një mjedis tjetër futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat