Portieri humb 20 kg në spital!

Futboll

Portieri humb 20 kg në spital!

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:41
Serhio Riko

Serhio Riko qëndroi 22 ditë në koma pas rrëzimit nga kali, ngjarje që ndodhi në ditët e fundit të muajit maj. Për fat të mirë, portieri i PSZH-së ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe gëzon shëndet të mirë. T

ani dëshiron të rikthehet sërish mes shtyllave, edhe pse mjekët nuk duan të nxitohen. Dhe për momentin vijojnë ta pengojnë që të rinisë stërvitjen intensive.

“Dua t’i kthehem sërish rutinës sime, dua të ndihem përsëri një futbollist. Në spital humba rreth 20 kg…

Peshoja 92 dhe rashë deri në 73.

Tani peshoj 88 kg. Në fund të fundit, unë jam ai që ka vuajtur më pak. Familja ime vinte të më vizitonte çdo ditë, por nuk merrte asnjë përgjigje.

Ata thjesht përballeshin me një person që flinte. Nuk e kuptova jehonën e historisë sime. Do të doja më shumë leje nga mjekët sepse ndihem mirë, dua të ndihem sërish futbollist. Por nuk e kam unë në dorë rikthimin në fushë.

Nëse do të mund të vendosja, tashmë do të isha duke u përpjekur për të luajtur. Marr urdhra nga mjekët dhe nuk i vë në dyshim. Sepse janë ata që më kanë shpëtuar jetën”, theksoi 30-vjeçari spanjoll i kampionëve të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat