Tifozët kroat dhe shqiptarë, me kërkesa më të shumtë për “EURO 2024”!

Futboll

Tifozët kroat dhe shqiptarë, me kërkesa më të shumtë për “EURO 2024”!

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:18
Tifozët

Tifozët kroat dhe shqiptarë, me kërkesa më të shumtë për “EURO 2024”!

Federata Gjermane e Futbollit ka publikuar informacionin zyrtar për kërkesat e biletave për Kampionatin Evropian që do të organizojë vitin e ardhshëm. Pas tërheqjes së grupeve për turneun final, u bë e ditur orari dhe se cila kombëtare se ku do të garojë.

Sipas informacioneve zyrtare, më shumë kërkesa për bileta kanë marrë nga Kroacia, pasi dihet se tifozët e Kroacisë janë gjithmonë mjaft të shumtë.

Menjëherë pas tyre në këtë listë janë tifozët e Shqipërisë dhe Turqisë.

Ndërkohë gjermanët kanë marrë tashmë 2.3 milionë kërkesa për bileta për finalen që luhet në “Olympiastadion” të Berlinit, ndërsa 1.4 milionë për hapjen e turneut dhe takimit mes GJermanisë dhe Skocisë në Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat