Tjetër lajm i keq për Brojën

Futboll

Tjetër lajm i keq për Brojën

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:15
Christopher Nkunku

Christopher Nkunku duket se është gati për të bërë debutimin me Chelsea-n pas 6 muajsh të kaluar në infermieri.

Sulmuesi francez kaloi në “Stamford Bridge” më 20 qershor, dhe transferimi i tij nga Leipzig bëri shumë bujë në Angli, kjo pasi 26-vjeçari kishte shënuar 58 gola në dy sezonet e tij të fundit në Gjermani.

Megjithatë, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë parasezonit dhe kreu një operacion, gjë e cila e mbajti jashtë fushave deri më tani. Në konferencën për shtyp, trajneri Pochettino konfirmoi se Nkunku është gati për të shkelur fushën e blertë.

“Po, ai mund të përfshihet në skuadër. Ky është një lajm shumë i mirë.

Duhet të jemi të qetë dhe të heshtur në mënyrë që të mos i bëjmë të gjithë presionin e mundshëm. Ai ka nevojë për kohë, të njohë Premier League, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat