Seferi shënon golin e pestë në kampionat

Futboll

Seferi shënon golin e pestë në kampionat

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:38
Taulant Seferi

Taulant Seferi gjen golin e tij të pestë në kampionatin elitar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi 27-vjeçar realizoi golin e vetëm të ekipit të tij Bani Yas në humbjen 1-2 përballë Shabab Al-Ahli Dubai.

Ishte minuta e 58-të kur Seferi, pasi kontrolloi një top brenda zonës gjeti mundësinë për të goditur, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Gjithsesi, goli i 27-vjeçarit nuk mori vlerë, pasi Shabab Al-Ahli Dubai kishte realizuar më herët dy herë me të njëjtin autor Mateusao.

Për ekipin e Seferit kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat, ecuri që e mban në mesin e tabelës me 13 pikë pas 10 javëve të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat