Grushtoi gjyqtarin, futbollisti i Sharrit dënohet me 1 vit

Futboll

Grushtoi gjyqtarin, futbollisti i Sharrit dënohet me 1 vit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Driton Loku

Driton Loku është dënuar me 12 muaj mos-lojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky dënim ndaj futbollistit të Sharrit u shqiptua pasi ai në ndeshjen e Sharri-Prizreni grushtoi gjyqtarin kryesor.

Ai këtë sulm fizik e bëri pasi u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq.

“Lojtari i KF “Sharri“, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;

Dënohet me 1 vit mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat