Vëzhgon me kujdes sulmuesin Bonifacen

Futboll

Vëzhgon me kujdes sulmuesin Bonifacen

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:36
Victor Boniface

Juventus vazhdon të ketë si objektiv kryesor këtë sezon të luftojë për Scudetto dhe mbi të gjitha të rikthehet në Champions League sezonin e ardhshëm. Allegri po arrin të ketë një performancë të shkëlqyer me skuadrën e tij .

Megjithatë, nga kampi bardhezi kanë filluar të mendojnë për merkaton. Thashethemet kanë pushtuar Torinon dhe thuhet se Dusan Vlahovic mund të largohet për një ofertë të mirë, dhe kështu Juventus po mendon për zëvendësuesin e tij.

“La Gazzetta dello Sport” thotë se “Zonja e Vjetër” ka hedhur sytë nga sulmuesi Victor Boniface.

Sulmuesi 22-vjeçar nigerian mbron ngjyrat e Bayer Leverkusen, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 7 herë në 21 ndeshje.

Drejtuesit e Juventus janë duke e monitoruar me kujdes situatën e sulmuesit nigerian, edhe ndonëse si fillim pritet largimi i serbit Vlahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat