United e mendon shitjen e Casemiro-s, PSG pas brazilianit

Futboll

United e mendon shitjen e Casemiro-s, PSG pas brazilianit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Casemiro

Braziliani i Manchester United, Casemiro raportohet se i është ofruar një klubi tjetër.

Ish-futbollisti i Real Madridit është jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimi dhe po punon që sa më shpejtë të jetë i gatshëm për lojë.

Sipas medieve franceze, agjenti i lojtarit tashmë po insiston që klienti i tij të largohet nga “Old Traffordi”.

“Djajtë e Kuq” thuhet se jenë të etur për të fituar para nga shitja e mundshme e Casemiro-s, duke pasur parasysh paraqitjet e tij të dobëta këtë sezon të garave.

PSG siç raportohet duan ta sjellin brazilian në klub, duke pasur parasysh problemet e parisienëve në mesfushë.

Megjithatë, parisienët mësohet se nuk janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë funte plus bonuset që United i pagoi Real Madridit 18 muaj më parë për Casemiro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat