Osimhen gati të bëhet më i paguari në Seria A

Futboll

Osimhen gati të bëhet më i paguari në Seria A

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Victor Osimhen

Napoli dhe Victor Osimhen kanë arritur marrëveshjen në lidhje me rinovimin e kontratës.

Mediat në Itali raportojnë se akordi final është arritur, dhe tani pritet vetëm firma mbi kontratën e re nga ana e bomberit nigerian.

Detajet e fundit janë zgjidhur gjatë takimit mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe agjentit Roberto Calenda. Kontrata aktuale, që i përfundon në 2025, do të zgjatet me një tjetër vit.

24-vjeçari aktualisht fiton rreth 4.5 mln euro në sezon, por do të shkojë në 10 milionë euro në sezon, duke e bërë më të paguarin në Seria A.

Sa i përket klauzolës, palët kanë rënë dakord që të jetë rreth 140 mln euro dhe të bëhet aktive në vitin 2024. Chelsea po ushtronte presion për të blerë nigerianin në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat