Simeone: Djali më do përballë

Futboll

Simeone: Djali më do përballë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Simeone

Atletico Madrid mposhti 2-0 Lazion në “Wanda Metropolitana” dhe siguroi vendin e parë në grupin E të Champions League. Që do të thotë një short disi më i pranueshëm në raundin e 1/8-ve.

Pas fitores ndaj ish-skuadrës së tij, Diego Simeone mund të gjejë në duelet me eliminim direkt Napolin e djalit të tij Giovanni. Ose Interin, një tjetër ekip ku ka luajtur si futbollist.

Djali im dëshiron një përballje Atletico-Napoli. Giovanni po luan më pak se vjet, por Napoli është një skuadër e madhe, që vjet zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm.

Pastaj është edhe Interi… Çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet të vrapojmë, të luftojmë dhe të luajmë me përulësi”, thekson “El Cholo”, i cili ka mbërritur dy herë në finale me Atleticon e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat