Atletico - Lazio kanë “finale” për vendin e parë me Hysajn në fushë

Futboll

Atletico - Lazio kanë “finale” për vendin e parë me Hysajn në fushë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:56
Formacionet

Atletico - Lazio kanë “finale” për vendin e parë me Hysajn në fushë, publikohen formacionet!

Grupi E i Ligës së Kampioneve mbyllet sot me një finale direkte për vendin e parë, pasi Atletico Madrid pret Laczon në një sfidë që do të jetë shumë e rëndësishme për shortin e fazës tjetër të turneut.

Madrilenët kanë një pikë më shumë në krahasim me italianët dhe u mjafton edhe barazimi për të qenë të sigurt se do të shmangin disa nga superfuqitë e futbolli europian.

Në radhët e skuadrës italiane luan nga minuta e parë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj i cili është preferuar nga trajneri Sarri në këtë sfidë vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat