Aventurës me Romën i vjen fundi?

Futboll

Aventurës me Romën i vjen fundi?

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:19
Zhoze Murinjo,

Roma do të përballet me Sherif Tiraspol ditën e nesërme, në duelin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Europës.

Trajneri portugez i verdhekuqve, Zhoze Murinjo, u ndal te e ardhmja e tij, i cili duket se i ka dhënë shenja lamtumire Romës.

“Nuk më duhet fare të mendoj. I kam idetë e qarta në kokë. Më duhet vetëm të falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre, por nuk më bëjnë të ndihem rehat.

Skuadra është ajo që më përfaqëson mua në fushë.

Më bën krenar dhe emocional, por jo të ndihem më mirë. Mos e bëni për mua.

Është skuadra ajo që ka nevojë në fushë”, ishin fjalët e portugezit.

Ai gjithashtu u ndal dhe te mesazhi që dërgoi me anë të djalit të topave drejt Rui Patricios. “Kur isha unë djali i topave dhe babai im trajner, këtë gjë bëja gjithmonë. I dërgoja lojtarëve mesazhe në fushë”, përfundoi Murinjo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat