4 mungesa dhe 3 lojtarë me probleme

Futboll

4 mungesa dhe 3 lojtarë me probleme

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:55
Apolonia

Apolonia u mposht nga Elbasani në sfidën e javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Kjo disfatë duket se ka “sakatuar” fierakët, të cilët për duelin e radhës në kampion at do të kenë mungesa të rnëdësishme.

Yeray Rodriguez do të duhet të bëjë llogaritë pa 4 lojtarë, 3 prej të cilëve në repartin e mbvrojtjes dhe 1 në sulm. Ersildjo Asllanaj dhe Erald Maksuti kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe ndaj Burrelit nuk do të mund të japin kontributin e tyre.

Po për shkak kartonësh do të mungojë edhe Serjan Repaj, ky i fundit u ndëshkua me të kuq në sfidën me Elbasanin dhe për duelin e ditës së shtunë do të jetë i pezulluar. Ndërkohë Francis Eneh vazhdon ende rikuperimin dhe nuk është ende i gatshëm për këtë sfidë.

Gjithashtu në dyshim mbeten edhe 3 lojtarë të tjerë. Enea Topi ka probleme me muskujt e këmbës, Umar Rajab gjithashtu ka probleme me kyçin e këmbës së djathtë, teksa Daverel ndjen dhimbje në shpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat