Trajneri më i mirë i vitit

Futboll

Trajneri më i mirë i vitit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Pep Guardiola, Luciano Spalletti e Simone Inzaghi

Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti, këto janë tre emrat e finalistëve që do të garojnë për titullin trajnerit më të mirë të vitit, “FIFA The Best” 2023.

Një plus i madh për futbollin italian, pasi në podium janë dy trajnerë italianë të cilët kanë bërë gjithçka mirë me klubet e tyre përkatëse, Napolin dhe Interin.

Ky është një çmim që FIFA e jep çdo vit për kategoritë e ndryshme falë votimit online të tifozëve, gazetarëve të specializuar dhe trajnerëve e kapitenëve të të gjitha ekipeve kombëtare të vendeve të anëtarësuara në organizimin ndërkombëtar të futbollit.

Favorit për ta fituar këtë çmim është spanjolli Pep Guardiola, pasi ai fitoi me Manchester City tripletën e famshme, duke ngritur në qiell trofeun e Champions League, Premier League dhe FA Cup sezonin e kaluar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat