Barcelona synojnë rikthimin tek fitorja

Futboll

Barcelona synojnë rikthimin tek fitorja

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:26
Xavi

Barcelona po kalon vështirësi muajt e fundit dhe situata nuk eshte nder me te mirat.

Gjërat dukej se po shkonin shumë mirë pas performancës mbresëlënëse ndaj Atletico Madridit në fillim të shtatori, por humbja ndaj Gironas me rezultat 4-2 shkatërroi gjithçka.

Blaugranasit u “shpartalluan” në sy të publikut të tyre dhe tani janë shtatë pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Girona.

Barcelona synojnë rikthimin tek fitorja ndaj Royal Antwerpit nesër (e mërkurë) dhe në konferencën për shtyp para asaj ndeshje, Xavi pranoi para gazetarëve se lojtarët e tij ishin shumë të zemëruar pas ndeshjes së të dielës.

“Nga brenda i shoh lojtarët shumë të zemëruar sepse ishim më të mirë se Girona dhe në fund e humbëm një ndeshje që mund ta fitonim, ashtu siç ndodhi me Real Madridin”, kishte thënë Xavi.

Pas ndeshjes me Gironan, Xavi bëri një krahasim me skuadrën e Barcelonës gjatë vitit 2010 e cila dominonte Spanjën dhe Evropën. “Ne jemi rrugës për ta bërë Barcelonën ekip të madh përsëri. Kështu ndihem. Do te duhet kohe por ai mentalitet do te rikthehet sepse nga gabimet dhe nga vuajtjet po behemi me te forte”, përfundoi tekniku spanjoll.

Nuk ka dyshim se shumë punë duhet të bëhet tek Barcelona që të rikthehet nami i tyre i dikurshëm. Afati kalimtar i janarit është vetëm tri ndeshje larg, andaj katalanasit me shumë mundësi do ta shfrytëzojnë për të përforcuar skuadrën e tyre.

“Vetëm sepse jemi në ndërtim e sipër nuk do të thotë që nuk duhet të fitojmë dhe të kemi ambicie më të larta. Nëse nuk do të kishim fituar kampionatin dhe superkupën sezonin e kaluar, ndoshta nuk do të isha këtu.

Ajo që duhet të bëjmë në këtë proces ndërtimi është të jemi më të qëndrueshëm për të arritur sfidat e rëndësishme që i kemi vënë vetes. Ne mund dhe duhet të luajmë më mirë. Ja ku jemi. Një muaj më parë thashë se ishim në gjysmë të rrugës për të bërë një Barçë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat