Fabregas flet për grupin e Shqipërisë

Futboll

Fabregas flet për grupin e Shqipërisë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:08
Fabregas

Cesc Fabregas e pranon se grupi në të cilin gjenden Kombëtarja shqiptare, Kroacia, Spanja e Italia, është më i vështiri në Kampionatin Evropian.

Ish-futbollisti i njohur spanjoll ka folur për eksperiencën e “Stuhisë së Kuqe” në Evropianin e Gjermanisë, ndërsa i ka treguar edhe preferencat e tij në “grupin e vdekjes”.

Ai është aktualisht trajner i Comos në Itali dhe mediumi italian “Sky Sport” është pyetur për përballjen mes Të Kaltërve dhe Të Kuqve, por edhe në përgjithësi për grupin e Kuqezinjve.

“I kishim shumë beteja në vitet e fundit. Është një grup mjaft i vështirë, më i vështiri në Evropian mendoj. Edhe një herë Spanja – Italia, do të jetë një lojë e kualitetit të lartë me lojtarë të nivelit të lartë.

Do të jem atje për ta shikuar, më falni sepse do të bëj tifo për Spanjën, por është e sigurt se do të jetë një lojë e bukur. Shpresojmë që të dyja (Spanja e Italia) të shkojnë përpara”, u shpreh ish-futbollisti i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat