Gruaja e tifozit: Burri im donte të vdiste në stadium

Futboll

Gruaja e tifozit: Burri im donte të vdiste në stadium

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Pamje nga homazhet në stadiuim

Një tifoz ndërroi jetë në La Liga, teksa gjatë ndeshjes mes Granadas dhe Athletic Bilbao, ndeshja do të ndalej.

Për shkakun e një ataku kardiak, tifozi i Granadas ndërroi jetë dhe kjo ndeshje u shty për një ditë më vonë, teksa u zhvillua në mbrëmjen e djeshme, aty ku të dy ekipet u ndanë në barazimin 1:1.

Gruaja e tifozit të ndierë ka dhënë një rrëfim shumë emocionues duke shpjeguar më mirë rastin e ndodhur.

“Burri im do të kishte nënshkruar për të vdekur në Los Carmenes dhe ai gjithmonë e thoshte këtë.

Është e pabesueshme se sa shumë e donte Granadën dhe shkonte në çdo ndeshje.

Ai ishte mbajtës i biletave sezonale për vite dhe e ndoqi klubin edhe para se të vinin në La Liga.

Sido që të ishte moti jashtë, shkoi për të brohoritur për Granadën.

Është e vërtetë që vdiq nga një atak në zemër, por ka kohë që lufton si luan.

Në maj u zbulua se kishte kancer dhe po bënte kimioterapi. Por as sëmundja nuk e pengoi të shkonte në ndeshjet e Granadës.

Nuk ka munguar asnjëherë këtë sezon. Epo, në fund ndodhi ajo që ndodhi dhe ky është fati”, tha gruaja e tifozit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat