Mbappe do të fitojë 35 milionë euro në sezon

Futboll

Mbappe do të fitojë 35 milionë euro në sezon

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:17
Mbappe

Kylian Mbappe te Real Madrid, historia e zakonshme e merkatos rikthehet afër sesionit të janarit.

Megjithatë këtë herë thashethemet janë këmbëngulëse dhe të sigurta: ka një marrëveshje në parim mes sulmuesit francez dhe Los Blancos, transferimi mund të realizohet.

Kështu raporton Sport.fr, sipas të cilit dy palët kanë vazhduar negociatat gjatë muajve të fundit. Ideja themelore nga ana e futbollistit ishte që të mos largohej duarbosh nga skuadra e tij aktuale, PSG.

Për këtë arsye, sërish sipas burimit, në kontratën që do të nënshkruajë  Mbappe me Real-in do të ketë një lloj bonusi që do të kënaqte sulmuesin francez.

Një lajm i rëndësishëm ka të bëjë edhe me pagën që Kylian do të marrë te Los Blancos, që duhet të shkojë nga 54 milionë në vit në “vetëm” 35 milionë.

Për më tepër, të drejtat e imazhit do të jenë plotësisht në dispozicion të lojtarit dhe jo të lidhura me Real Madridin. Këto duhet të jenë disa nga detajet e transferimit të shumëpërfolur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat