Pas skandalit dhe pas presidentit, arrestohen edhe dy zyrtarë të klubit

Futboll

Pas skandalit dhe pas presidentit, arrestohen edhe dy zyrtarë të klubit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:09
Momenti kur goditet gjyqtari

Futbolli turk u turpërua mbrëmë.

Skena të dhunshme u panë në fushën e blertë dhe atë në ligën elitare.

Referi Halil Umut Meler ishte “viktimë” e një sulmi të pamëshirshëm, i cili u nis nga presidenti i Ankaragucut, Faruk Koca, që ia dha një grusht atij, për të vazhduar më pas me shqelma në kokë dhe në trup nga zyrtarët tjerë derisa gjyqtari ishte i shtrirë në tokë.

Si rezultat, të gjitha ndeshjet e ligave të futbollit turk janë shtyrë për një afat të pacaktuar, shkruajnë mediat turke.

E ndërkohë, presidenti i klubit nga Superliga turke u arrestua mbrëmë nga policia, ndërsa sot janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të klubit nga Ankaraja.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa presidenti Koca i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke shpjeguar se nuk i ka shkaktuar lëndime referit, ndonëse shihet se syri i këtij të fundit është ënjtur.

Koca, i cili akuzohet për “lëndim të zyrtarit publik”, është ankuar gjithashtu se referi i bëri hile dhe e dëmtoi ekipin e tij.

Dy zyrtarët tjerë akuzohen po ashtu për dhunë të shfaqur pasi e shqelmuan referin derisa ishte i shtrirë në tokë.

Tre të akuzuarit mund të dënohen me nga 1 deri në 3 vjet burg, por është kërkuar që të dënohen edhe më ashpër pas veprimit të pahijshëm dhe aspak njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat