Shkëndija ndahet me trajnerin

Futboll

Shkëndija ndahet me trajnerin

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:39
Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu më nuk është trajner i KF Shkëndija. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi tetovar përmes faqes zyrtare në Facebook.

Shkëndija e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e tretë me 35 pikë, katër më pak se kampionia e vjeshtës, Struga Trim Lum dhe tre pikë më pak se Shkupi në vendin e dytë.

"Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.

Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë.

Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.

Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës", njofton Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat