Pasi i shënoi 50 gola në vitin 2023, ky është premtimi i radhës i Ronaldos

Futboll

Pasi i shënoi 50 gola në vitin 2023, ky është premtimi i radhës i Ronaldos

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e shënoi mbrëmë golin e 50-të personal në vitin 2023 në fitoren ndaj Al-Shabab në Saudi King Cup.

Ylli portugez realizoi në minutën e 74-t pas një bashkëveprimi me Otavion, një tjetër përfaqësues portugez.

Paraprakisht, për Al-Nassr kishin shënuar Seko Fofana, Sadio Mane e Abdulrahman Ghareeb në fitoren 5:2 ndaj Al-Shabab.

Pasi e shënoi golin e 50-të në vitin 2023, Ronaldo u zëvendësua me një ovacion të lartë në minutën e 82-të.

Pas lojës, 38 vjeçari e bëri një postim në rrjetin social, Instagram.

“Fitore e madhe dhe jam i emocionuar t’ju njoftoj me golin tim të 50-të në vitin 2023, e gjitha kjo falë mbështetjes së bashkëlojtarëve, tifozëve dhe të familjes sime. Ka ende vend për gola të tjerë këtë vit”, shkroi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat