Rekordi i Milanit duket i paarritshëm

Futboll

Rekordi i Milanit duket i paarritshëm

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga një ndeshje

Interi është i pagabueshëm këtë sezon kur bëhet fjalë për gjuajtjet e penalltive në Serinë A. Zikaltërit kanë fituar 7 penallti dhe i kanë transformuar saktësisht të shtata, duke ndihmuar që në 15 javët e para ekipi të regjistrojë 37 gola të shënuar në kampionat.

Një statistikë që i bën ata kryesues jo vetëm në renditjen e pikëve të Serisë A, por edhe të penalltive të fituara në këtë edicion. Napoli e ndjek një hap më larg, me 6 penallti të gjuajtura, por me vetëm 4 të tilla të realizuara.

Më tej është Milani me katër penallti të gjuajtura e katër të realizuara.

Por rekordi i Serisë A është ende larg dhe për momentin duket i pakapshëm.

Ai i përket Milanit në sezonin 2020-2021, kur skuadra e Piolit siguroi 20 penallti, duke realizuar 14 të tilla. Edhe rekordi i mëparshëm i përkiste përsëri Milanit me 18 penallti, i vendosur në sezonin 1950-1951 dhe i barazuar nga Lacio në sezonin 2019-2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat