Mezani kritikon disa lojtarë

Futboll

Mezani kritikon disa lojtarë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:36
Mezani

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka shprehur keqardhje që skuadra e tij mbeti pa pikë në derbin ndaj Gjilanit. Sipas Mezanit, paraqitja e Gjilanit ishte e mirë.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur mirë.

Mendoj që kemi pasur mundësi në pjesën e parë për të shënuar. Ishim më ofenzivë, krijuam edhe raste. Por ky është futbolli.

Jemi futur me dëshirën për ta fituar ndeshjen.  Deri te momenti i golit ishim stabil prapa. Lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi, mbrojtja ra te goli.

Hyri një lojtar me përvojë dhe është dashur të jetë më i kujdesshëm. E kishim rastin e fundit me Kelmendin dhe nuk shënuam.

Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Luajtëm ndaj një kundërshtari që ka kualitet”, ka theksuar Mezani.

Ai ka paralajmëruar largime të lojtarëve.

“Skuadra ka nevojë për përforcime. Do të studiojmë mirë pozicionet ku kemi nevojë.

Nuk guxojmë të gabojmë në përzgjedhjen e lojtarëve. Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit.

Këtë ua kam thënë edhe atyre dhe e them edhe publikisht. Në futboll vlen ajo që jep e jo ajo që ke dhënë. Do të marrim lojtarë që ndihmojnë skuadrën”, ka shtuar Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat