City po shqyrton ofertën për yllin Buchanan

Futboll

City po shqyrton ofertën për yllin Buchanan

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:33
Buchanan

Manchester City mund të bëjë një lëvizje për anësorin e Club Brugges, Tajon Buchanan në janar, i cili ka të ngjarë të kushtojë rreth 50 milionë funte.

Sipas “Daily Star”, Pep Guardiola raportohet se është i interesuar të sjellë në merkato e kanadezit në afatin kalimtar të janarit, i cili pritet të jetë 50 milionë funte në Manchester. Anësori 24-vjeçar ka ende 18 muaj në kontratën e tij ekzistuese, por ai e ka bërë të qartë se nuk do të qëndrojë në klubin belg përtej vitit 2025.

Buchanan operon kryesisht në krahun e djathtë, por mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë, gjë që e ka tërhequr Guardiolën teksa ai kërkon të përmirësojë opsionet e tij në atë anë. 

Që nga largimi i Riyad Mahrezit në Ligën Pro Saudite në verë, trajneri katalanas ka vendosur ose Phil Foden ose Bernardo Silva në anën e djathtë.

24-vjeçari u transferua në Belgjikë nga skuadra e MLS New England Revolution në vitin 2021 dhe fitoi Ligën Pro në Belgjikë në sezonin e tij debutues. 

Në sezonin në vazhdim, Buchanan ka shënuar tri gola dhe ka dhënë katër asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Për momentin, City do të përqendrohet në marrjen e të tre pikëve kundër Luton Townit sot (e diel) pasi ka kaluar katër ndeshje radhazi në Premierligë pa fitore. Ata janë aktualisht në vendin e katërt në ligë, shtatë pikë prapa liderit Liverpoolit me një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat