Mane drejt kthimit në Premier League

Futboll

Mane drejt kthimit në Premier League

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:30
Mane

Sulmuesi i Al Nassr, Sadio Mane, mund të rikthehet në Premier League, sipas raporteve të shumta.

Newcastle thuhet se po mendon të vihet në lëvizje për senegalezin përpara merkatos së janarit pasi Eddie Howe synon të forcojë skuadrën e tij.

“Magpies” aktualisht po zhvillojnë një sezon të mirë; megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të përsërisin paraqitjen e sezonit të kaluar.

Një numër i lojtarëve të ekipit të tyre të parë janë jashtë të dëmtuar, ndërsa Sandro Tonali është skualifikuar pas masave disiplinore.

Newcastle është shumë afër kufirit të tyre të shpenzimeve për shkak të rregullave të Fair Play Financiar, të cilat mund ta detyrojnë klubin të marrë lojtarë nga Arabinë Saudite, sipas Hard Tackle.

Fondi i Investimeve Publike Saudite zotëron Newcastle, dhe ata gjithashtu zotërojnë disa klube në Lindjen e Mesme, që do të thotë se bardhezinjtë mund të nënshkruajë me lojtarë që së fundi janë transferuar tek Al-Nassr, Al-Hilal, Al-Ittihad ose Al-Ahli.

Klubi i Premier League ka qenë i lidhur me disa lojtarë nga Lindja e Mesme dhe emri i Sadio Mane ka dalë gjithashtu.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit do të shtonte golat, kreativitetin dhe përvojën në radhët e bardhezinjve. Ardhja e tij mund të rrisë moralin e të tjerëve përreth tij dhe klubi mund të jetë në gjendje të përmbushë pritshmërinë e tij për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat