Largimi i parë nga Dinamo, sulmuesi akord në Itali

Futboll

Largimi i parë nga Dinamo, sulmuesi akord në Itali

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
Dinamo

Amarildo Gjoni nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos. Kështu bën me dije “Futbolli në Shqipëri” për sulmuesin 24-vjeçar që u afrua gjatë merkatos së verës.

Klubi që ka arritur akordin me Gjonin është Citta Varese që militon në Serinë D italiane.

Kujtojmë se po në të njëjtin klub luan dhe Sidrit Guri.

Për Amarildo Gjonin mund të themi se mori minuta si zëvendësues vetëm javën e dytë me Skënderbeun. Shtatlarti e ka pasur karrierën të përqëndruar më parë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat