Premton

Futboll

Premton

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:45
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka pothuajse një sezon e gjysmë në Barcelonë dhe pranon se është shumë i lumtur në ekip dhe në qytet. Në një intervistë për “Club del Deportista”, sulmuesi ka pranuar se ai ende e sheh veten duke aktiv si futbollist edhe tre ose katër vite të tjera.

Duke parë nga e ardhmja, ai pranon se pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, nuk ka dëshirë të bëhet trajner.

Polaku ka deklaruar se ndihet shumë mirë fizikisht dhe në moshën 35-vjeçare ende nuk e ka menduar t’i japë fund karrierës. Aspak! Ambicia e tij mbetet e paprekur, si në nivel personal ashtu edhe në atë kolektiv.

“Unë nuk mendoj për atë që kam fituar ose atë që kam bërë tashmë.

Unë shoh se çfarë mund të arrij më tej.

Mendoj se mund të luaj futboll për tre ose katër vjet, sepse fizikisht ndihem shumë mirë”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat