Interi pa mëshirë ndaj Udineses! Asllani 19 minuta 

Futboll

Interi pa mëshirë ndaj Udineses! Asllani 19 minuta 

Nga: K. G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:37
Interi

Interi me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 4:0 Udinesen, në takimin e javës së 16-të të Serie A.

Tre gola u shënuan për shtatë në fund të pjesës së parë.

Golat i realizuan futbollistët Calhanoglu (37'), Dimarco (42'), Thuram (44'), Lautaro Martinez (88').

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, u paraqit nga minuta e 71-të në fitoren e Interit.

Interi rikthehet në krye me 38 pikë, ka dy më shumë se Juventusi dhe Udinese renditet në vend të 16-tl me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat