Pesë gola në Bergamo, Milani mposhtet në minutën e 90+5

Futboll

Pesë gola në Bergamo, Milani mposhtet në minutën e 90+5

Nga: K. G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:58
Pamje nga ndeshja

Atalanta ka marrë pikë të plota duke e mposhtur (3:2) Milanin. 

Futbollisti Lookman ka realizuar dy gola për Atalantën në minutën e 38-të e 55-të e Muriel në atë të 90+5 për fitore. 

Giroud në minutën e 45+3 e Joviq në të 80-tën, shënuan për Milanin por nuk iu mjaftoi për një pikë. 

Berat Gjmishiti u paraqit standard për Atalantën në një ndeshje të luftuar deri në fund e me pesë gola dhe me fitore dramatike të skuadrës nga Bergamo. 

Pas javës së 15-të në Serie A, Milani renditet në vend të tretë me 29 pikë dhe Atalanta në të 7-tin me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat