Mehmeti “diplomat” para Vllaznisë

Futboll

Mehmeti “diplomat” para Vllaznisë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:40
Mehmeti

Ditën e dielë, në orën 17:00, Vllaznia do të luajë përballë Dinamo City-t, sfidë e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Dritan Mehmeti, ka folur në lidhje me këtë përballje, që sipas teknikut 43-vjeçar, jo vetëm Vllaznia, por të gjitha skuadrat të imponojnë respekt.

“Në javët e fundit kemi arritur lojë dhe rrezultate mjaft pozitive dhe për këtë arsye dua që të në grup të mos ketë eufori. Secila rivale duhet konsideruar si finale dhe për këtë motiv mendoj se duhet të bëjmë kujdes edhe ndaj Vllaznisë”, tha Mehmeti.

Vllaznia ka patur luhatje në rezultate javët e fundit, megjithatë, Dritan Mehmeti nuk i zë besë krizës së ekipit shkodran. “Vllaznia është një ekip me traditë dhe sigurisht që po kalon një periudhë të keqe, por nga momenti në moment mund të bëjë kthesën dhe ne shpresojmë që të jemi gati nëse diçka të tillë do ta tentonte kundër nesh”, tha trajneri i Dinamos.

I konfirmuar më 28 tetor të vitit 2023, në shtatë ndeshje si trajner i Dinamo City-t, Dritan Mehmeti ka 4 fitore, tre barazime e asnjë humbje.

Statistika vërtetë impresionuese, por që tekniku kërkon të jetë me këmbë në tokë. “Ajo çfarë kemi arritur deri më tani nuk do tregon asgjë.

Detyra ime dhe ajo e ekipit është që të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë deri më tani.

Ajo që kemi arritur është një vlerësim dhe një shenjë e mirë se jemi në rrugën e duhur, por kurrë s’duhet ta kosnidrojmë detyrën tonë sit ë mbyllur”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat