Sfidojnë Teutën në “Niko Dovana”

Futboll

Sfidojnë Teutën në “Niko Dovana”

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:03
Pamje nga një ndeshje

Një nga sfidat interesante të javës së 16-të është dueli mes Teutës dhe Egnatias. Do të përballen mes tyre dy skajet e klasifikimit, me rrogozhinasit që vijnë si kryesues të kampionatit, ndërkohë durrsakët që mbajnë vendin e fundit.

Një duel që premton spektakël dhe që pritet të jetë mjaft i luftuar.

Skuadra e Edlir Tetovës do të kërkojë 3 pikët e radhës, por nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë “Djemve të Detit”. Teuta kosiderohet si “macja e zezë” e rrogozhinasve.

Statistikat flasin në favor të Teutës, teksa në 13 përballje mes tyre të zhvilluara në Superiore, bie në sy se durrsakët kanë arritur të triumfojnë në 10 raste, teksa 2 prej tyre janë mbyllur në barazim dhe vetëm në një rast Egnatia ia ka dalë të sigurojë 3 pikët në sfidën që përfundonte  2-1 në “Elbasan Arena” para tri sezonesh.

Në këto kushte Egnatia do të udhëtojë në “Niko Dovana” për të thyer një “makth”  që vazhdon prej tri sezonesh. Dueli me Teutën do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat