Gati ofertën

Futboll

Gati ofertën

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:56
Broja

Sipas “Football Transfers”, pronari i Chelseat, Todd Boehly është gati të paguajë çdo shumë për të blerë Victor Osimhen nga Napoli.

Në fakt, dihet se londinezët janë në kërkim të një numri 9 në merkato, duke qenë se Nicolas Jackson – 6 gola në Premier League – nuk po siguron numrat që i duhen Pochettino-s.

Kjo është arsyeja pse Boehly vazhdon të vëzhgojë dhe ëndërrojë Osimhen, duke e parë atë si njeriun e duhur për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemet e Chelseat në sulm dhe më gjerë.

Siç raportohet nga portali anglez i transferimeve, pronari i londinezëve do të ishte i gatshëm të bënte gjithçka për nigerianin nga Napoli, madje edhe të thyente rekordin e vendosur me blerjen e Enzo Fernandez për 121 milionë janarin e kaluar.

Arsenali do të ishte gjithashtu i interesuar për Osimhen, prandaj oferta e nevojshme do të duhet të jetë vërtet e jashtëzakonshme. Edhe sepse De Laurentiis ka zbuluar tashmë se nënshkrimi i rinovimit të kontratës me Osimhen është afër.

Ka të ngjarë që për ta bindur atë të duhet një ofertë të përafërt me 180-200 milionë. Pavarësisht periudhës jo të mirë që po kalon lojtari.

Chelsea gjithashtu do të ishte gati të përfshinte Armando Brojën në marrëveshje, i kërkuar në të kaluarën nga Napoli. Megjithatë, është e vështirë, ose më saktë e pamundur, që De Laurentiis ta shesë Osimhen në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat