Betisi e ka vështirë me Realin

Futboll

Betisi e ka vështirë me Realin

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:54
Pamje nga një ndeshje

Betisi nuk ka fituar asnjë nga 6 takimet e fundit kundër Realit të Madridit në La Liga (3 barazime dhe 3 humbje). Fitorja e fundit e Betisit daton në mars 2020;

Reali i Madridit ka fituar 5 nga 7 vizitat e fundit në fushën e Betisit (1 humbje dhe një barqazim). Kaq fitore i kishte realizuar në 12 takimet e mëparshme si vizitor.

Reali nuk ka humbur asnjë nga 16 vizitat e fundit në Andaluzi në La Liga (13 fitore dhe 3 barazime) që nga humbja ndaj Betisit në vitin 2020.

Reali i Madridit është skuadra që shënon më shumë në pjesët e dyta në këtë sezon në La Liga (21).

Reali është skuadra e tretë në La Liga pas Barcelonës dhe Gironës për numrin e pikëve të fituara në pjesët e dyta.

– Brahim Diaz ka shënuar dy gola në tri takime si titullar në La Liga. Kaq gola i kishte shënuar me Milanin në 21 takime si titullar.

– Rodrigo ka marrë pjesë në 8 gola në 3 ndeshjet e fundit të Realit në La Liga (5 gola dhe tre asiste).

– Trajneri i Betisit, Manuel Pelegrini nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit si pritës përballë Realit në La Liga (1 barazim dhe 2 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat