Presidenti i Llapit thotë se Kosova e ka selektorin në Podujevë

Futboll

Presidenti i Llapit thotë se Kosova e ka selektorin në Podujevë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:49
Beqir Batatina e Tahir Batatina

Llapi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat 5:3 për vendasit.

E pas kësaj fitoreje, ka reaguar edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina, që është edhe vëllai i trajnerit Tahir Batatina.

“Kosova Po lyp trajner, lypni lypni”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Tahir Batatina është vetëshpallur kandidat për trajner të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat