Legjenda holandeze nuk ka dyshime

Futboll

Legjenda holandeze nuk ka dyshime

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:09
Ferguson, Ancelotti, Guardiola

Për legjendën e futbollit holandez, Ruud Gullit nuk ka dyshime se cili është trajneri më i mirë në histori. Ish-futbollisti i Milan, thekson se tekniku aktual i Real Madrid, Carlo Ancelotti është më i zoti se Sir Alex Ferguson dhe se Pep Guardiola. Për Gullit, ajo që e veçon Ancelottin nga Ferguson dhe Guardiola është fakti se italiani ka koleksionuar më shumë trofe në Champions League.

“Mendoj se Ancelotti është më i madh se Ferguson dhe Guardiola sepse ka fituar më shumë në Champions League.

Për mua Ancelotti është mbret i Europës. Sigurisht që Pep dhe Ferguson janë nga më të mirët në histori, por shikoni pak atë që ka arritur Ancelotti. Është më lart se gjithë të tjerët dhe unë jam shumë krenar për të”, u shpreh Gullit.

Kujtojmë se aktualisht Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar titullin në pesë kampionatet kampionatet kryesore të Europës, ndërsa një tjetër arritje e jashtëzakonshme dhe deri më tani unike, janë katër trofetë e Champions League, dy me Milanin dhe dy me Realin e Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat