Martinez për CR7: Ka urinë e një adoleshenti për të fituar

Futboll

Martinez për CR7: Ka urinë e një adoleshenti për të fituar

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:27
Ronaldo e Martinez

Në një intervistë për “Marca”, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, theksoi etikën e punës së kapitenit të kombëtares luzitane dhe mënyrën se si e pushton të gjithë ekipin me dëshirën e tij për të triumfuar, pavarësisht se tashmë ka fituar pothuajse gjithçka.

“Ajo që më befasoi tek ai është uria për të fituar ende. Nuk kam parë kurrë një futbollist me kaq shumë eksperiencë, që ka ende një dëshirë kaq të fortë për të qenë më i miri në çdo seancë stërvitore. Dhe kjo përfundon duke ‘infektuar’ shokët e tij të skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Një i ri 18 ose 19 vjeç është me fat të shohë dikë si Cristiano Ronaldo, i cili dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Ai është i pari që vjen dhe i fundit që largohet… Uria e Cristianos është ajo e një futbollisti 18-vjeçar. Më befasoi në një mënyrë që nuk e prisja”.

Martínez garantoi gjithashtu se fakti që Ronaldo u transferua në një ligë më pak konkurruese, siç është Arabia Saudite, nuk ndikoi në paraqitjet e tij: “Kërkesat e Ronaldos janë të njëjta. Pra, kur vjen në kombëtare është gati, nuk ka rënie, si të thuash.

Ka lojtarë që shkojnë në liga të tjera dhe më pas niveli i tyre është më i ulët kur shkojnë në kombëtare. Ai hyri në kampionat me një projekt të ri në kohën perfekte, që i solli gëzim.

Dhe numrat e konfirmojnë. Cristiano është lojtari me më shumë gola në vitin 2023, përpara Haaland dhe Mbappe, lojtarë që janë ende në fillimet e karrierës së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat