Aliaj: Fitorja gjithmonë është e ëmbël

Futboll

Aliaj: Fitorja gjithmonë është e ëmbël

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 19:23
Suhareka

Suhareka është kualifikuar më tej në Kupën e Kosovës në futboll.

Suharekasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës.

Për kualifikim është gëzuar edhe Rrustem Aliaj, president i FC Suhareka 

 “Me sukses e kaluam sfidën e parë të Kupës! 

Urime fitorja! 

Urime kalimi në rrethin tjetër për Kupën e Kosovës. Falënderoj ekipin mysafirë për lojë korrekte, ndërsa përgëzojë shtabin teknik dhe lojtarët tanë, për lojë, angazhim të  madh dhe natyrisht për një fitore të madhe që FC “Suhareka” të kalojë në rrethin e tretë të kupës.

Fitorja gjithmonë është e ëmbël e veçanërisht kur arrihet në fundviti si dhuratë e urim për festat e fundviti.     
Vazhdojmë tutje ! Për Ty Suharekë”,
ka shkruar Rrustem Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat