Një tjetër sprovë për Juventusin

Futboll

Një tjetër sprovë për Juventusin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:08
Allegri

Një tjetër sprovë për Juventusin, i cili pas barazimit në shtëpi me Interin dhe fitores së vështirë në Monza, pret Napolin. Sezonin e kaluar, axurrët fituan kundër bardhezinjve në të dyja ndeshjet.

Juventusi, aktualisht i dyti, -2 pikë nga Interi, është në kërkim të konfirmimit.

Me një sukses të mundshëm do ta rriste epërsinë në +12 pikë ndaj kampionëve të Italisë, duke i “përjashtuar” ata nga gara për titullin shumë herët. Por çfarë tha Allegri në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes së shumëpritur?

 “Qëllimi ynë është të grumbullojmë më shumë pikë se sezonin e kaluar, në fund të fazës së parë.

Nëse nuk gaboj ishin 38 pikë, jo pak. Këtë sezon kemi 33 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje. Ne synojmë majën, gjithmonë.

Kur luan për Juventusin duhet të dish të jetosh me presion dhe kjo është e bukura e kësaj pune. Nesër nuk mbaron kampionati apo sezoni, rruga është ende e gjatë.

Prandaj, objektivi numër një është të përpiqemi të tejkalojmë sezonin e kaluar, kuotën 38 pikë për fazën e parë. Për ta bërë këtë duhet të bëjmë ende shumë. Na presin dy përplasje direkte, kemi 33 pikë, duhet të marrim maksimumin, pastaj të shohim se ku do të arrijmë.

Çfarëdo që të ndodhë, sezoni nuk mbaron nesër. Le të ruajmë ekuilibrin, që është forca për të përballuar sezonin. Kjo vlen në momente pozitive dhe negative”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat