Problemet për Interin

Futboll

Problemet për Interin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Denzel Dumfris

Verën që lamë pas Denzel Dumfris ka qenë një nga kandidatët potencialë për të lënë Interin, pas interesimeve të klubeve angleze dhe performancave të tij jo bindëse.

Këtë sezon holandezi ka qenë një nga pikat më te forta të Interit deri më tani dhe klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës që përfundon në 2025-ën.

Oferta është ajo e 4 milionë eurove, por anësori i djathtë ka refuzuar këtë shifër, pasi kërkon 5 milionë për të firmosur një akord të ri me klubin.

Nëse situata nuk do të zgjidhet deri në fund të sezonit, 27-vjeçari do të largohet në verë për të mos rrezikuar largimin me zero një vit më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat