Publikohen formacionet e sfidës Sheffield United - Liverpool

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Sheffield United - Liverpool

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:06
Formacionet

Në orën 20:30, “Shpatat” e Sheffield United do të sfidojnë në “Bramall Lane”, “Të Kuqtë” e Liverpool, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet spektakël.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i ri i Sheffield, Chris Wilder i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin 5-3-2, ku në portë është vendosur Foderingham.

Në krahët e mbrojtjes janë Bogle e Brooks, me qendrën që mbulohet nga Trusty, Robinson e Ahmedhodzic. Në mesfushë janë Hamer, Vini Souza e McAtee, ndërsa sulmit mbulohet nga Archer e Osula.

Në krahun tjetër, tekniku Jurgen Klopp i ka pozicionuar në fushë, “Të Kuqtë” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur Kelleher. Në krahët e mbrojtjes janë Alexander-Arnold e Joe Gomez, ndërsa në qendër vendosen Van Dijk e Konate. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Szoboszlai, Endo e Mac Allister, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Mohamed Salah, Cody Gakpo e Luis Diaz..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat